Esen GİRİT TÜMER

Nënkryetare e Bordit

Esen Girit Tümer ka përfunduar studimet universitare për Linguistikë në Universitetin e Stambollit dhe ka fituar MBA në Administrim Biznesi nga Universiteti i Kalifornisë, SHBA. Përveç arsimimit të saj formal, ajo ka ndjekur programe të ndryshme trajnimi, duke përfshirë Inteligjencën Artificiale dhe Mësimin e Makinerisë nga Universiteti i Harvardit në Boston, Trajnimin IoT nga Universiteti i Kolumbisë së Nju Jorkut, Certifikimin Six Sigma Black Belt nga Franca, dhe kurset të lidershipit dhe menaxhimit ekzekutiv nga Kolegji Ashridge në Mbretëri të Bashkuar dhe INSEAD në Francë.

Me mbi 25 vjet përvojë ekzekutive dhe drejtuese në kompani të teknologjisë së lartë si Microsoft, Johnson & Johnson, Tyco & Covidien, Philips Healthcare Royal Philips, dhe Medtronic në Shtetet e Bashkuara, Turqi dhe Lindjen e Mesme, znj. Girit Tümer ka ka udhëhequr projekte të shumta ndërkombëtare në Londër, Indi, Irak, Pakistan, Azinë Qendrore, Evropën Lindore, Holandë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Mbretërinë e Arabisë Saudite, dhe Katar. Ajo shërbeu në poste të shumta udhëheqëse si në Bordin Këshillimor të Qendrës së Inkubacionit të Universitetit Acıbadem dhe si anëtare e Bordit të Administratorëve në Universitetin Yeditepe.

Është emëruar si anëtare e Bordit të Kompanisë të Teknologjisë Smart Wearable në Manchester, MB, dhe është në Bordi të UIP – së Bashkëkryesuese e Platformës Ndërkombëtare të Bashkëpunimit. Që nga viti 2020, është themeluese dhe CEO e Essential Evolutions në Inteligjencën Artificiale dhe InfiniTech në BioScience, të cilat operojnë në Turqi dhe Shtetet e Bashkuara. Znj. Girit Tümer është presidentja themeluese e YZTD (Shoqata e Inteligjencës dhe Teknologjisë Artificiale) në Turqi, e cila është e lidhur me Shoqatën Globale AAAI.

Me një përvojë të fortë në Organizatat e Shoqërisë Civile, ajo ka përfaqësuar Turqinë në Bruksel në kuadër të rregulloreve të A.B/E.U sipas COCIR dhe ka shërbyer si Presidente e TıpGörDer për shtatë vite. Ajo ishte Zëvendës Presidente e Shoqatës PPP, Zëvendës Presidente e Shoqatës së Pajtueshmërisë dhe Etikës së Korporatës (TEİD) dhe Presidente e Rrjetit të Grave Medtronic në Regjionin TWAL.

Si anëtare themeluese e Shoqatës Teknologjia dhe Gratë (W-Tech) dhe Shoqatës së Grave, në Bord, ajo është një anëtare aktive e shoqatave të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare, duke përfshirë AAAI në Shtetet e Bashkuara dhe Women AI në Evropë.

E njohur nga revistat Forbes dhe The Economist, znj. Girit Tümer është renditur në mesin e 50 grave udhëheqëse të suksesshme në mbarë vendin në të gjitha industritë. Me kalimin e viteve, ajo është përzgjedhur radhazi si CEO-ja numër një femër më e fuqishme në sektorin e shëndetësisë.

Znj. Girit Tümer flet rrjedhshëm gjuhën angleze dhe italiane.