Reha ÖZKAYA

Anëtar Bordi - CEO

Z. Reha Özkaya ka lindur në Stamboll në vitin 1969, përfundoi studimet universitare në Ekonominë e Punës dhe Marrëdhënie Industriale në Fakultetin Ekonomik të Universitetit të Stambollit në vitin 1991. Ai gjithashtu është i certifikuar në Menaxhimit të Cilësisë Totale, Specializimit të Biznesit, dhe Auditimit të Biznesit nga i njëjti universitet.

Ka shërbyer si Drejtor Editorial dhe Koordinator i Përgjithshëm i Botimeve për revista dhe gazeta të ndryshme, ka punuar në Menaxhim Spitalor dhe ka një përvojë në Programet në Radio dhe Televizion dhe Gazetari Ekonomike. Ka kryer hulumtime në këto fusha dhe botoi artikujt e tij në media të ndryshme.

Reha Özkaya punoi për 16 vite me rradhë në Medical Park Health Group Hospitals, duke marrë pjesë aktive në role të ndryshme gjatë kësaj periudhe. Këto role përfshinin Marketingun e Korporatës dhe Koordinimin e Komunikimit, Menaxhimin e Përgjithshëm, Koordinimin e Buxhetit dhe Efiçencës, Koordinimin e Përgjithshëm, dhe Anëtarësimin e Bordit.

Ai ndërmori përgjegjësi në themelimin, funksionimin, operimin dhe menaxhimin e Spitaleve siç janë Sultangazi, Fatih, Bursa, Bahçelievler, Göztepe Antalya, Van, Elaziğ, Tokat dhe Ordu në kuadër të Medical Park Health Group. Për më tepër, ka luajtur një rol jetik në themelimin dhe menaxhimin e Spitalit Ümraniye Atlas dhe Spitalit Küçükköy Duygu.

Reha Özkaya zbatoi plane organizative duke u përqëndruar në përshtatjet e sistemit, procesit dhe efikasitetit. Ai ishte edhe Mentor i shumë Menaxherëve të Përgjitshshëm , Zëvendës Menaxherëve të Përgjithshëm dhe Menaxherëve nga rajone të ndryshme. Krahas angazhimeve të tij profesionale, ai ka marrë pjesë aktive në organizata të shumta bamirëse kombëtare. Është i martuar dhe ka tre fëmijë. Z. Özkaya vazhdon të kontribuojë në sektorin e shëndetësisë dhe më gjerë.