Abit Bakistanlı ka lindur në Stamboll në vitin 1988, përfundoi studimet universitare për Administrim Biznesi me drejtimin në gjuhën angleze në Universitetin Doğuş.
Ai filloi rrugëtimin e tij profesional në Hotel Marmaris Selen nga viti 2000 deri në vitin 2010,dhe më pas vazhdoj të mban poste me rëndësi kyçe si Trajnues i Menaxhimit në Medicana Health Group, nga viti 2011 deri në 2016. Gjatë ushtrimit të veprimtarisë në Spitalin Medicana Bahçelievler, ka marrë pjesë aktive në role të tilla si Zyrtar i Kontrollt të Kostos, Zyrtar Prokurimi dhe Trajnimit në Menaxhment. Si një zyrtar dhe person kyç në menaxhimin e proceseve, sidomos me pacientë të huaj, duke mbikëqyrur detyra të tilla si marrja e historive mjekësore dhe përkthimi i dokumenteve mjekësore në anglisht, duke përfshirë epikrizat, raportet e radiologjisë, dhe shënimet kirurgjike. Nga viti 2016 deri në vitin 2020, Abit vazhdon shërbimin e tij në Medicana Health Group si Përgjegjës në Planifikimin e Buxhetit Qendror dhe Planifikimit. Përgjegjësitë e tij përfshijnë hartimin, monitorimin, dhe kontrollin e buxheteve vjetore të të ardhurave të spitaleve.
Që nga viti 2020, ai shërben si Kryesues i Buxhetit dhe Planifikimit në Medicana Health Group, duke demonstruar aftësi në gjuhën angleze. Z. Bakistanlı është i martuar dhe prind krenar i një fëmije.
