Ayça Öcal

Drejtoreshë e Shërbimeve të Infermierisë

Në vitin 2005, Ayça Öcal përfundoi studimet e saj universitare në Universitetin Koç në degën e Infermierisë, dhe më pas studimet pasuniversitare në drejtimin Menaxhim të Spitaleve dhe Institucioneve Shëndetësore në Universitetin Beykent në vitin 2010.

Karriera e saj filloi nga viti 2005 deri në vitin 2009 në Spitalin Amerikan, ku shërbeu si infermiere në Repartin Mjekësor dhe Njësinë e Kujdesit Intensiv. Nga viti 2010 deri në vitin 2013, ajo vazhdoi rrugëtimin e saj në Medical Park Hospitals Group, duke mbajtur postet si Zëvendës Menaxhere dhe Mbikëqyrëse Trajnimi e Grupit Qendror. Më pas, nga viti 2013 deri në vitin 2016, ajo morri detyrën e Drejtoreshës së Shërbimeve të Infermierisë në Spitalin Universitar Medipol dhe Bezmilalem. Në vitet 2016-2020, ajo kontribuoi ndjeshëm në Acıbadem Health Group si Drejtoreshë e Shërbimeve të Infermierisë dhe Koordinatore e Projektit për Zhvillimin e Biznesit, si procese mjaft të rëndësishme në inaugurimet e spitaleve dhe projektet qendrore të personelit. Pas roleve si Drejtoreshë e Shërbimeve t[ Infermierisë dhe Menaxhere e Grupit në institucionet private të kujdesit shëndetësor nga viti 2020 deri në 2022, ajo iu bashkua Medicana Health Group në gusht të vitit 2022 si Drejtoreshë e Grupit të Shërbimeve të Infermierisë.

Që nga gushti 2023, Ayça Öcal vazhdon të ushtroj veprimtarinë e saj me përkushtim si Drejtoreshë e Shërbimeve të Infermierisë në Medicana Health Group.

Ajo është gjithashtu një anëtare krenare e Shoqatës Ekzekutive të Infermierëve.